Lajme
Spanja e tejkalon Kinën për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi
Në bazë të statistikave të fundit, Spanja e ka tejkaluar Kinën për nga numri I të vdekurveme koronavirus, duke regjistruar kështu gjithsej 3.434 të vdekur. Ndërkohë raportohet se në Itali është vërejtur një ngadalësim i rritjes së numrit të të infektuarve, gjë e cila i ka rritur shpresat se kjo pandemi është duke përfunduar.
Aktualisht në Spanjë kanë vdekur 738 persona vetëm brenda 2 4 orëve të fundit, mirëpo zyrtarët mjekësore atje thonë se kjo rritje është duke u ngadalësuar dhe me ndihmën e duhur situata do të shkojë drejt stabilizimit.
Italia ende shënon epiqendrën e pandemisë së COVID-19 në Evropë dhe botë, me 6.820 persona të vdekur. Ndërkaq në bazë të dhënave atje situate është duke u stabilizuar, për shkak se të martën janë regjistruar vetëm 753 të vdekur, në krahasim me ditët e tjera, ku kishte një numër shumë më të madh të të vdekurve.
“Ky është një faktor shumë pozitiv, sepse situata po stabilizohet në vendet më të prekura, ndërkohë shumë vende të tjera kanë një numër shumë të ulët të personave të infektuar”, tha Ranieri Guerra, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Unë besoj se kjo javë dhe java e ardhëshme do të jetë vendimtare sa I përket pandemisë së koronavirusit dhe gjendjes aktuale në botë”, shtoi ai.
Ndërkohe, Spanja të martën ka kërkuar ndihmë për mjete mjeksore duke përfshirë 450.000 respiratorë dhe 500.000 teste dhe 1.5 milion maska.
Numri I të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar në 423.000 persona.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













