Maqedonia
Sot vendosen masa të reja në Maqedoninë Veriore
Organet kompetente gjatë ditës së sotme do të vendosin nëse do të vazhdohet ora policore. Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike dhe nga rezultatet të cilat i ka dhënë deri më tani kjo masë, përcjell albinfo.ch.
Sot në ora 05.00 të mëngjesit ka përfunduar ora policore, pas çka organet kompetente të vendit duhet të vendosin nëse dhe çfarë restriksione do të ketë, respektivishtë nëse edhe më tej do të ketë orë policore ose ndonjë masë tjetër parandaluese kundër frenimit të COVID-19.
Vendimit do t’i paraprijë analiza e trendit të infektimeve të reja gjatë 12 ditëve të kaluara, ku të dhënat e MSH-së gjatë kësaj periudhe ishin nga 284 deri në 1.299 të prekur të rinj. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kohë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së masave plotësuese restriktive nëse masat aktuale nuk do t’i prodhonin rezultatet e dëshirueshme.
“Ne jemi të gatshëm të marrim edhe masa restriktive shtesë në qoftë se këto aktuale nuk i japin rezultatet e dëshiruara”.
Qëllimi i orës policore ishte që të kufizohet lëvizja dhe komunikimi i të rinjve nëpër parqe, sipërfaqe publike dhe lokale pas mbylljes së objekteve hotelerike, ku ishte konstatuar se ata janë një ndër transmetuesit kryesorë të virusit. Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar qytetarët se po vazhdon me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Nga ky institucion thonë se mbrëmë janë konstatuar 28 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 369 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për parandalimin e Covid-19.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













