Kosova
Sot shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë dy orë
Sot, më 16 shtator 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Shpallja e aktgjykimit zhvillohet në një seancë të posaçme, pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe deklaratave përmbyllëse të palëve.
Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca nis në orën 10:00 dhe është planifikuar të përfundojë në orën 12:00.
Në njoftim është përfshirë edhe kërkesa për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.
Aktgjykimi që shpallet sot është vendimi i shkallës së parë në këtë çështje gjyqësore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













