Integrimi
Sot në Winterthur zbulohet shtatorja e Nënë Terezës
Zbulimi i shtatores bëhet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss
Pas tri vitesh përpjekje në bashkëveprim me organet e qytetit Winterthur, më në fund po vjen dita e përurimit të shtatores së shenjtëreshës, Nënë Tereza, përurim që do të mbahet sot, e shtunë, më 02 qershor 2018.
Zbulimi i shtatores mbahet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, ku do të ketë panelistë të akademive, program artistik dhe fjalë rasti nga të ftuarit.
Nga Kosova marrin pjesë, Ipeshkvia e Kosovës ( Don Lush Gjergji), Bashkësia islame e Kosovës, Bashkësia Ungjillore e Kosovës, (Pastor Dr. Femi Cakolli) Kryegjyshata Bektashiane Botërore me seli në Tiranë, (Baba Mondi), diplomacia jonë në Zvicër dhe të ftuar të tjerë, si dhe kryetari i qytetit të Winterthurit me stafin e tij.
Sqarim për vendin e manifestimit:
- Te inaugurimi ora 17:00, Rruga quhet: General-Guisan-strasse 40, përballë AXA Versicherung, apo afër Park Hotel, Stadthausstrasse 4, 8400 Winterthur,
- Te salla nga ora 19:00, Të gjithë ata që vijnënga drejtimi i Bernës, Zürichut, St: Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit, dalja Töss, mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Zürcherstrasse 106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rreth e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA“
Tel: 079 672 41 82
Kryetari:
Shefqet Cakolli
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Qershor 2018
- Ora17:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit22 Maj 2018 - 22:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












