Shkurt.ch
Sot ishte dita e parë e shkollës për nxënësit e 12 kantoneve
Shumica e këtyre kantoneve i takojnë zonës gjermane të Zvicrës, ku pushimet verore të nxënësve kanë zgjatur pesë deri në gjashtë javë
Cingërima e zileve të shkollave sot në 12 kantone të Zvicrës ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Shumica e këtyre kantoneve i takojnë zonës gjermane të Zvicrës, si: Bernë, Baselstadt, Baselland, Neuchatel, Schaffhausen, Thurgau, Aargau, St.Gallen, të dy Appenzell-ët, Glarus. Pushimet verore të nxënësve në këto kantone kanë zgjatur pesë deri në gjashtë javë, shkruan sda.c.h
Të enjten fillon viti i ri shkollor edhe në Kantonin e Solothurnit, ndërsa të hënën që vjen, edhe në shumicën e kantoneve tjera, si në: Graubünden, Luzern, Nid dhe Obwalden, Schwyz, Uri, Vaud, Jura, Zug si dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Në Kantonin e Freiburgut pushimet përfundojnë më 24 gusht ndërsa në atë të Gjenevës dhe të Tiçinos, më 28 gusht. Po ashtu më 28 gusht fillojnë mësimet edhe në gjimnazet e Nidwaldenit dhe ato të Friburgut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














