Shkurt.ch
Sommaruga flet para refugjatëve
Ministrja e drejtësisë ka kërkuar nga qytetarët e kantonit më shumë hapje, transperancë dhe fleksibilitet ndaj refugjatëve. Kjo qendër pranimi është “një nga shtyllat e sistemit zviceran të azilit”
Me rastin e një “dite të dyerve të hapura” që organizoi dje në kampin federal të azilit në Losone (Kantoni i Tesinës), e pranishme ka qenë edhe ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Ajo u është drejtuar azilkërkuesve me një fjalim në gjuhën angleze.
Nga ana tjetër, Sommaruga ka kërkuar nga qytetarët e kantonit më shumë hapje, transperancë dhe fleksibilitet ndaj refugjatëve. Kjo qendër pranimi është “një nga shtyllat e sistemit zviceran të azilit” ka theksuar ajo, shkruan srf.ch.
Kantoni i Tesinës si më jugori në vend është i përballur më shumë se të tjerët me problemin e refugjatëve, transmeton albinfo.ch. Por Berna zyrtare nuk do ta lë të vetëm këtë kanton në rast të ndonjë fluksi më të madh refugjatësh, ka thënë Sommaruga.
Aktualisht në qendrën e përmendur në Losone, një ish kazermë ushtarake janë strehuar 123 azilkërkues. Shumica e tyre vijnë nga Afganistani.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










