Lajme
Skepticizëm për AstraZeneca, disa vende vijojnë vaksinimin, të tjera presin
Një ditë pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave se vaksina e kompanisë AstraZeneca ishte e sigurt, disa vende vijojnë të jenë ende skeptike mbi efektet e saj.
Danimarka, Suedia dhe Norvegjia kanë deklaruar se pavarësisht vendimit të EMA-s, do të presin edhe disa ditë apo javë, për t’u siguruar që vaksina të jetë e sigurt dhe efikase.
“Na duhen edhe disa ditë për të vendosur nëse të rinisim apo jo procesin e vaksinimit”, deklaroi drejtori i Shëndetit Publik në Suedi, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, vende si Gjermania, Franca, Britania, Italia dhe të tjera njoftuan rinisjen e procesit sa më parë të jetë e mundur. Kryeministri francez, Jean Castex dhe ai britanik, Boris Johnson, ishin të parët që u vaksinuan ditën e premte.
Pavarësisht rekomandimit te EMA, Finlanda vendosi të pezullojë vaksinimin me AstraZeneca, pasi u raportua për dy raste me mpiksje gjaku, të cilët ishin injektuar me dozat e kësaj vaksine.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












