Integrimi
Skender Ademi për të dytën herë me radhë, shofer i vitit në regjion
Fillimisht u kishte bërë thirrje udhëtarëve që të mos e votonin këtë vit, në mënyrë që t`i jepnin shansin ndonjë shoferi tjetër. Por ndodhi ndryshe. “Një dhuratë e hershme për Krishtlindje”, qeshet ai
Me një buzëqeshje që ia mbulon fytyrën, Skënder Ademi ia lë kolegut të tij në linjën 635 të autobusëve të aeroportit disa monedha në dorë. “Ja, blije një kafe. Të uroj: Gëzuar Krishtlindjen”, thotë Ademi dhe ulet në vendin e shoferit të autobusit: tepër i përpiktë.
Skënderi nuk është çfarëdo shoferi: ai është zgjedhur për herë të dytë me radhë shofer i vitit në qarkun Freising, landi (republika) i Bavarisë. Ai ka përmbushur kriteret si: mirësia, përpikëria dhe gatishmëria për të dhënë informacione, shkruan gazeta Süddeuteche Zeitung.
“Kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet, është e pabesueshme”, thotë ai. Fillimisht u kishte bërë thirrje udhëtarëve që të mos e votonin këtë vit, në mënyrë që t`i jepnin shansin ndonjë shoferi tjetër. Por ndodhi ndryshe, transmeton albinfo.ch. “Një dhuratë e hershme për Krishtlindje”, qeshet ai.
Skender Ademi thotë se si shofer autobusi ai ka shumë kërkesa ndaj vetes. Ai nuk dëshiron të rrijë i heshtur por synon që të jetë në gjendje gatishmërie për pasagjerët. Ata i konsideron si pjesë të familje. Për të qenë me kohë në punë, ai nuk fle asnjëherë më shumë se katër orë. Aq i përkushtuar është që t`i sjellë udhëtarët me kohë në destinimin e synuar sa që thotë se ka një zgjidhje sekrete edhe në rastet kur autobusi mbetet në kolonë. “Atë nuk ia tregoj askujt”, thotë Skenderi dhe shton se gjithmonë fiton duartrokitje, përcjell albinfo.ch. “Pasagjerët nganjëherë më ofrojnë çokolata, e kolegët më qerasin me pije. Ndërsa shefja kësaj here si shpërblim m`i ka dhënë dy javë të lira”:
Shoferi më i dashur i regjionit është 47 vjeçar dhe vjen nga Kosova, ku ka studiuar makinerinë. Por, pas dy semestrash atij i ishte dashur, për shkak të rrethanave të luftës, të ndërpriste studimet dhe të migronte në Gjermani ku jeton bashkë me gruan dhe katër fëmijët, transmetion albinfo.ch. Pas punëve të ndryshme në ndërtim, ai prej katër vitesh e gjysmë punon si shofer autobusi.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriSkender Ademi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Shofer autobusi
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj