Kosova
S’ka viza, qytetarët presin me orë të tëra
Një ditë pas vizitës së komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn, kosovarët vazhdojnë të presin me orë të tëra për një aplikim për vizë
Është periudha kur Kosova priste një lajm të mirë, mirëpo, një ditë pas vizitës së komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn, kosovarët vazhdojnë të presin me orë të tëra për një aplikim për vizë.
Qytetarët thonë se janë të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian, pas deklaratave të Hahn se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret por që viza s’do të ketë deri në vitin 2020, transmeton Televizioni publik i Kosovës.
Ndërsa qytetari Haxhi Bardhi u shpreh se “Është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës kur kushtet janë plotësuar pothuajse të gjitha. E tash ku është shkaku pse si kanë dhanë vizat. I vetmi shtet në rajon të bllokum. Për një vizë po presim shumë, duhet me pagu shumë, duhet me u malltretu shumë edhe mas mrami zakonisht ta refuzojnë”.
Njohësja e Integrimeve Evropiane, Jehona Lushaku, thotë se Kosova momentalisht është në pozitë shumë të pafavorshme në BE.
“Me gjasë shtetet anëtare të cilat nuk e kanë vullnetin politik duket se dinë më shumë që Kosova nuk është duke i implementuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër jemi në një momentum shumë të pafavorshëm ku në BE janë zgjedhjet dhe nuk e merr kërkush përgjegjësinë e marrjes së ndonjë vendimi i cili do të reflektonte edhe në një migracion të mundshëm”, u shpreh Lushaku, përcjell albinfo.ch.
Sipas Lushakut, momentin më të mirë për liberalizim e ka pasur këtë vit, andaj pas shtyrjes së futjes në agjendë, viti 2020, sipas saj, është shumë skeptik sa i përket liberalizimit.
“Vendimmarrja në BE është shumë e komplikuar, ka mundësi që shtyhet edhe pas vitit 2020, ka shumë pikëpyetje edhe sa i përket 2020, kush do të jetë në pushtet në BE cilat parti politike do ta marrin pushtetin dhe çka kanë prioritet, çka do të kenë prioritet shtetet anëtare.. dmth janë shumë pikëpyetje”, tha Lushaku, duke shtuar se fajtorë janë edhe institucionet e vendit pasi që kriteret e përmbushura duhet të implementohen në vazhdimësi, andaj një gjë të tillë, sipas saj, edhe e ka penalizuar Kosovën.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












