Shqipëria
S’ka shenja të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në
Franca pritet të zyrtarizojë nesër votën kundër hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Ursula von der Leyen, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, Von der Leyen tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike.
“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” ka deklaruar Ursula von der Leyen shkruan Alsat.
Franca pritet të zyrtarizojë nesër votën kundër hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin, ndonëse pothuajse të gjitha shtetet e tjera anëtare kanë dhënë mbështetje percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












