Kosova
Ende s’ka marrëveshje LDK-LVV
Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti
Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti, derisa të dy këta thanë para mediave se janë dakorduar në mbledhjen e sotme që të vazhdojnë takimet.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se me VV-në kanë vendosur një standar të ri të komunikimit të ndërsjellë, duke i informuar me detaje për marrëveshjen.“Ju keni parë prej 6 teorit kemi vendosur një standard të ri të komunikimit të ndërsjellë mes dy subjekteve, po edhe me qytetarët duke i informuar me detale, kemi pasur një takim të gjatë, po mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakorduar që të vazhdojmë takimet në baza ditore.
Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit, edhe Glauk Konjufca i VV-së.
“Pajtohem që ishte një takim shumë i rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëveshej dhe pikërisht se i kemi shtruar të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plot mënyra të zgjidhjes, ndaj që kemi parë avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërisht do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfundam takimin”, tha ai, derisa shtoi se do të ketë takim edhe nesër.
Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar marrëveshjen që e kanë arritur për pozitën e presidentit.
“Ne kemi folur për shumë pika sot, mirëpo nuk mund të përgjigjem në pyetjen tuaj drejtpërdrejt, për sa kohë që takimi i nesërm do të sqarojë shumë pak të tjera.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












