Futboll
Silvinjo: Ndeshja ndaj Serbisë, më e veçantë
Braziliani, po ashtu, është i vetëdijshëm për ndeshjen e kaluar të Shqipërisë në Beograd, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan nga huliganët serbë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Silvinjo, të hënën publikoi listën për ndeshjen e shumëpritur me Serbinë.
“E kuptoj që ndeshja me Serbinë është pak më e veçantë, por ne duhet të fokusohemi te loja jonë. Ne jemi skuadër që futemi me zemër në fushë. Janë ndeshje të vështira, por duhet të fokusohemi, ta bëjmë lojën më të mirë”, ka thënë Silvinjo, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Ai ka ftuar plot 27 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë më 10 qershor luajnë në udhëtim ndaj Letonisë, por është ndeshja me Serbinë që e ka gjithë vëmendjen.
“Janë kundërshtarë të fortë. Kanë lojtarë të gjatë. Do të harxhojmë shumë energji duke luajtur me ta, por ne kemi mundësitë tona. Ata (lojtarët e Serbisë) janë kundërshtarë të fortë, sepse e nisin lojën shumë mirë, por ne do ta bëjmë lojën tonë dhe do të mundohemi të marrim më të mirën. E thashë që është ndeshje speciale. Për mua janë të rëndësishëm 27 lojtarët që vijnë për të fituar. E di që luhet për vendin e dytë, por nuk ka kohë për të humbur. Fusha flet vetë. Kërkoj që lojtarët të japin zemrën dhe shpirtin në fushë për të marrë më të mirën”, ka theksuar trajneri i kuqezinjve.
Braziliani, po ashtu, është i vetëdijshëm për ndeshjen e kaluar të Shqipërisë në Beograd, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan nga huliganët serbë.
“E kam parë atë që ndodhi vite më parë dhe nuk shqetësohem, sepse ne i përgatisim lojtarët të luajnë 90 minuta”, ka thënë ai.
Ai ka përsëritur disa herë që është i kënaqur me lojtarët që ka përzgjedhur. Ka insistuar se janë më të mirët e mundshëm.
Në fakt, ky edhe vlerësohet ekipi më i fortë i mundshëm i Shqipërisë në këtë moment.
Pas mungesës në ndeshjet e marsit, janë kthyer sulmuesi Mirlind Daku dhe lojtari i krahut të majtë, Mario Mitaj. Është kthyer edhe Elseid Hysaj që, po ashtu, mungoi në mars.
Shqipëria tashmë i ka luajtur dy ndeshje në kualifikimet për Botërorin 2026. Më 21 mars pësoi 2:0 nga Anglia në “Wembley”. Më 24 mars fitoi 3:0 në Tiranë ndaj Andorrës. Për Serbinë, ndeshja me Shqipërinë do të jetë e para e këtyre kualifikimeve.
Ekipi kombëtar i Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve









