Ukraina
Si u zbulua 21-vjeçari që publikoi dokumentet e klasifikuara?
21-vjeçari Jack Teixeira u identifikua si i dyshuar për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara ushtarake përmes faturave të paguara në një platformë të mediave sociale në internet dhe intervistat me një përdorues tjetër. Këtë të premte ai doli para gjykatës për tu përballur me akuzat për spiunazh, marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të informacioneve të klasifikuara dhe të mbrojtjes kombëtare. Gjykata vendosi ta mbaj nën arrest deri në seancën kur i caktohet masa e sigurisë javën e ardhshme, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Teixeira u arrestua të enjten, pas një hetimi njëjavor për zbulimin e të dhënave të insitucioneve, një shkelje që ekspozoi para botës vlerësime sekrete mbi luftën në Ukrainë, aftësitë dhe interesat gjeopolitike të vendeve të tjera dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare, raporton Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Sipas hetuesve, Jack Teixeira ishte drejtuesi i një grupi bisedash private në internet në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur për njerëzit që luajnë lojëra online. Sipas deklaratës me shkrim të paraqitur në gjykatë, FBI-ja intervistoi të hënën një person që kishte dijeni për postimet në internet të Jack Teixeiras. Ai person, i cili nuk është identifikuar në deklaratë, i tha FBI-së se një emër përdoruesi i lidhur me të dyshuarin Teixeira filloi të postonte qysh në dhjetor informacione që dukej të ishin të klasifikuara, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Administrata e presidentit Joe Biden ka bërë përpjekje për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit. Dokumentet e klasifikuara përmbajnë informacione që tregojnë pozicionet ushtarake të Ukrainës deri te vlerësimet e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe tema të tjera të ndjeshme, përfshirë rrethanat kur Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












