Kalendari
Si ta krijoni biznesin tuaj në Kosovë
Seminari mbahet më 27 mars 2014, në orën 18:30, në sallën KOL-F-109, Hauptgebeude, Universität Zürich
Encouraging Young Entrepreneurs – EYE nga Kosova, në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptarë “Studenti” dhe portalin albinfo.ch organizon seminarin në Cyrih me temën “ENCOURAGING YOUNG ENTREPRENEURS“.
Iniciativa EYE ka për qëllim inkurajimin dhe përkrahjen financiare të
ndërmarrësve të rinj nga Kosova dhe Diaspora, në ndërtimin e kompanive të suksesshme në Kosovë.
Nisma ka karakter social dhe ka për qëllim final, nëpërmes themelimit të kompanive të reja të mbështesë sektorin privat në Kosovë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Më shumë informacion për EYE gjeni këtu: http://eye-ks.com/per-ne/
Për të arritur këtë qëllim, EYE organizon për çdo vit konkursin për biznes e ide „EYE Venture“, nëpërmjet të cilit selektohen idetë më të mira dhe më atraktive, për t’u shndërruar në ndërmarrje të suksesshme.
Më shumë informacione për „EYE Venture’14“: http://eye-ks.com/eye-venture/
Në këtë seminar do prezantohet edhe Flamur Shala, student në HSG (Universität St.Gallen) dhe ndërmarrës, i cili është bashkëthemelues dhe bashkëpronar i kompanisë „Baruti“.
Shala do të flasë për eksperiencën si ndërmarrës në Kosovë, për „Outsourcing„ si model mbi të cilin ka ndërtuar kompani në Kosovë dhe për eksperiencën e tij në garën e vitit të kaluar „EYE Venture’13“.
Ju lusim të konfirmoni prezencën tuaj në:
[email protected]: [email protected]
Me shpresë se do t’ ju takojmë personalisht.
Drin Xhiha
Encouraging Young Entrepreneurs
Project Coordinator Diaspora
+43 699 197 15434<tel:004320699201972015434>
[email protected]
www.eye-ks.com
albinfo.ch
Avenue de la Gare 33
CH – 1001 Lausanne
Tél.:+ 41 78 935 00 71
+41 21 349 40 28
+41 21 349 43 62
Fax.: +41 21 349 49 29
E-mail:[email protected]
www.albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











