Shqipëria
Si ndodhi plagosja e mërgimtarit nga Gjermania nga tetë persona?
Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, ku një person u qëllua me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë në rrugë, Policia shqiptare ka arritur të identifikojë dy nga autorët dhe të gjejë armën e përdorur prej tyre.
Sipas të dhënave të Policisë, janë shpallur në kërkim M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në afërsi të një lokali në rrugën Korçë-Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin Mina Zoja, 39-vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Ky i fundit, i cili rezulton që ka pak kohë që është kthyer nga Gjermania, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat shqiptare.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se është sekuestruar mjeti të cilin kanë përdorur për t’u larguar nga vendin i ngjarjes.
Automjeti është gjetur i fshehur në një zonë në unazën e qytetit dhe ishte lënë atje nga dy autorët, të cilët pasi e kishin braktisur janë larguar në drejtim të paditur.
“Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.
Zoja rezulton se është person me precedentë penalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike pasi është dënuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani për këtë gjë.
Mësohet se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej vitesh, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i ngjarjes pasi edhe vetë i dëmtuari ka qenë i rezervuar në dhënien e informacioneve dhe bashkëpunimin me Policinë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













