Kosova
Si hetuesi shantazhonte mërgimtaren nga Zvicra
Hetuesi nga Gjilani e kishte ruajtur kontaktin me të dëmtuarën dhe kishte filluar një lidhje dashuria me të dhe kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale
Hetuesi Ilaz Shkodra është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.
Përmes shantazhit e detyroi një mërgimtare që t’i dërgojë mijëra euro nga Zvicra.
Sipas Prokurorisë së Gjilanit kjo u realizua nga zyrtari policor Ilaz Shkodra që nga muaji qershor i vitit 2016 e deri më 14 maj 2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes telefonit dhe fizikisht.
Zyrtari policor në vazhdimësi ka shantazhuar të dëmtuarën A.S., duke kërkuar nga ajo që t’i siguronte para, ose në të kundërtën ai do t’ia dërgonte familjarëve të saj fotografitë dhe video-incizimet intime.
T7 ka siguruar procesverbalin e të dyshuarit. Ky tregon para hetueseve se si ishte njoftuar me mërgimtaren nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
“Është paraqit në Polici si vjedhje e rëndë dhe unë kam dalë në vendin e ngjarjes si hetues, me një koleg të forenzikës. Diku në pranverë të vitit 2016, së pari unë, ose një koleg i imi, nuk më kujtohet se cili e kemi thirr, kemi biseduar në telefon dhe të nesërmen jemi takuar në shtëpinë e saj. Ajo para neve i ka paraqitë dyshimet e saj se ajo dyshon në atë mbikëqyrësen e shtëpisë së saj”.
Hetuesi nga Gjilani e kishte ruajtur kontaktin me të dëmtuarën dhe kishte filluar një lidhje dashuria me të dhe kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
“Po, ne kemi kryer marrëdhënie seksuale, por me dëshirën e saj dhe nuk e kam incizuar për herën e parë. Incizimi është bërë shumë më vonë. Kemi incizuar, por me dëshirën e saj, pasi ajo ka kërkuar që unë ti mbaj dhe kur të m’i kërkojë unë t’ia dërgoj. E kam fotografuar shpesh, ajo ka pas dëshirë të dalë e zhveshur”.
Shkodra e pranon që i kishte dërguar rreth pesë mijë euro e dashura e tij nga diaspora, por e mohon që për këtë e kishte shantazhuar.
“Shumicën e rasteve ka qenë kërkesë dhe dëshirë e saj, por ka pas raste kur në datën dhe kohën që ajo ka thënë të m’i dërgojë, nuk kanë mbërri ato të holla. Pastaj ka pas raste kur unë i kam thënë pse nuk m’i ke dërgu, pse po më rren. Asniherë nuk i kam dërguar foto ose video, në mënyrë që ta detyroj atë të më dërgojë para”.
Ai po ashtu e mohon se kishte ushtuar dhunë ndaj të dëmtuarës, derisa thotë se e dashura nga diaspora e kishte kërcënuar se do t’ia shkatërronte familjen.
“Jam takuar me A.S. dhe kemi shkuar në një motel. Duke u kthy i kam thënë që nuk po na shkon më dhe ajo më ka thënë: ki me më njoftë mu, kam me të çu në burg. Ia kam hapë derën dhe i kam thënë: dil prej kerrit. Po, ajo ka qenë me familjen time dhe ndërkohë e ka thirrë bashkëshorten time dhe e ka kërcënuar se ka me ia shkatërru familjen dhe, po ashtu, të njëjtat fjalë ia ka thënë edhe çikës”.
Hetuesi Ilaz Shkodra është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














