Uncategorized
Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit?
58 vjet më parë sot, 13 gusht 1961, u ngritën gardhet e para kufitare rreth kufirit të Berlinit Perëndimor, që shpejt do të bëhej Muri i Berlinit.
9 nëntori do të shënojë 30 vjet nga koha kur ra Muri i Berlinit, më 1989. Pothuajse tri dekada para kësaj date monumentale, muri filloi të ndërtohet. Në ditët dhe javët që pasuan, tela me gjemba dhe muret e ndërtuara rishtas mbyllën njerëz nga familjet dhe miqtë, nga vendet e tyre të punës dhe shtëpitë, përcjell albinfo.ch.
Për 28 vjet, Berlini mbeti një qytet i ndarë me rreth 160 kilometra pllaka betoni të lartë 3.6 milionë. Muri jo vetëm që ndau qytetin në mes, por ai rrethoi tërësinë e Berlinit Perëndimor, duke e izoluar atë plotësisht nga Gjermania Lindore.
Ajo që regjimi komunist i Republikës Demokratike Gjermane e quajti “mur mbrojtës antifashist”, në fakt nuk u konceptua për të mbajtur askënd jashtë, por për të mbajtur qytetarët e Gjermanisë Lindore.
Sipas shifrave të Memorialit të Murit të Berlinit, gjithsej 140 njerëz vdiqën duke u përpjekur të shpëtonin nga Muri, shumë prej tyre në “rripin e vdekjes” famëkeqe midis vetë murit dhe serisë së mureve pas tij.
“58 vjet më parë filloi ndërtimi i Murit të Berlinit. Miliona njerëz morën lirinë e tyre. Fakti që Gjermania tani është e bashkuar mbetet një goditje e fatit”, shkruajti në Twitter zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














