Financa
Si bëhet sigurimi i kredisë në rast vdekjeje?
Është e arsyeshme që kjo pyetje të shtrohet për t`i mbrojtur personat që janë afër jush. Çfarë lajmi i mirë! Ndoshta ju nuk e keni ditur se, në kundërshtim me leasingun, në kredinë private rreziku për rast të vdekjes është i mbuluar automatikisht.
Një lehtësim i mirëseardhur për familjen, aq më shumë pasi që të ardhurat ndryshojnë në mënyrë drastike në rast të humbjes së një partneri. Pak njerëz e dinë dhe shumë të tjerë e harrojnë me kohë, por te kredia private ekziston një përfitim për rast vdekjeje (sigurim kreditor). Kontrata përcakton që kompania e sigurimit i mbulon borxhet ndaj kredidhënësit.
Për shembull: Me rastin e pagimit të veturës tuaj me kredi private, nuk detyrohen as fëmijët dhe as partneri që mbijeton, të shlyejnë kredinë dhe as të heqin dorë nga automjeti.
Ky sigurim kredie mbron të afërmit tuaj. Një variant vendimtar se kredia private është një zgjidhje e arritshme në mënyrë komode. Falë ligjit për kredi të konsumit në Zvicër, duhet të jetë e lidhur kjo mbrojtje hipotekare për rast vdekjeje në mënyrë që në një rast trashëgimie borxhi i kredisë personale të mos ketë nevojë të shlyhet nga shuma për mbijetesë. Ky sigurim i detyruar për rast vdekjeje, mbulon çdo kredi të shumës në mes 500 dhe 80.000 frangash. Varësisht nga instituti kreditor (banka), shërbimi lëviz në mes të 60.000 dhe 80.000 frangash.
Edhe pse ky sigurim është i detyruar, ju keni zgjedhjen e lirë se me cilin bartës dëshironi ta lidhni atë. Shqyrtojeni këtë me bankën tuaj ose me ndonjë kompani sigurimi.
Ne ju rekomandojmë t`i shqyrtoni kushtet e propozuara. Ekzistojnë opsione të ndryshme që u përshtaten nevojave tuaja. Ju lutemi, të vini re se në rrethana të caktuara (sëmundja, mosha, vetëvrasja, llojet e rrezikshme të sporteve), kushtet e sigurimit mund të ndryshojnë në varësi nga kompania e sigurimit dhe përfitimet mund të zvogëlohen.
Ju keni mundësi të përfitoni edhe nga një tarifë më e lirë. Bëni krahasimin, për çdo rast. Kërkoni këshillë nga banka juaj. Informohuni edhe lidhur me kushtet e pranimit dhe përjashtimet dhe zgjidheni pastaj zgjidhjen më të mirë për të mbrojtur familjen tuaj.
Mos harroni se tek kreditë solidariteti, vetëm pjesa juaj është e mbuluar nga përfitimet e sigurimit. Partneri juaj duhet që edhe më tutje ta paguajë pjesën e tij. Në bazë vullnetare ju mund ta zgjeroni mbulimin e sigurimit duke ia bashkuar edhe invaliditetin ose paratë ditore të sigurimit.
Thënë shkurt, kredia personale në Zvicër është një zgjidhje e mirëseardhur për jetën e përditshme dhe edhe për planifikimin e të ardhmes së familjes suaj.
Kredia personale është një zgjidhje për jetën e përditshme.
Më shumë info në gjuhën shqipe: multikredit.ch
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












