Maqedonia
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë një pushim njëjavor në vit
Por, më shumë se 90 për qind e norvegjezëve, suedezëve dhe zviceranëve mund t’i lejojnë vetes të paktën një javë pushim jashtë vendit
Sipas Eurostat, mbi 60 për qind e qytetarëve në Maqedoni nuk mund t’i sigurojnë vetes një pushim veror.
Për të ofruar një pushim njëjavor jashtë vendit të banimit, për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë nuk është e mundur, thuhet më tej nga Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Në grupin me Maqedoninë janë edhe Serbia, Qiproja, Bullgaria dhe Rumania.
Qytetarët e Kroacisë në krahasim me vitin e kaluar janë në një situatë pak më të mirë, por ende janë në pjesën e keqe të listës, pasi 58.1 përqind e popullsisë nuk mund të përballojë luksin e një pushimi njëjavor jashtë vendit.
Qytetarët e Greqisë, një destinacion i mirënjohur turistik, janë të shtatët nga poshtë, sipas mundësive financiare për të shkuar jashtë vendit.
Kur vjen puna te vendet e tjera të rajonit, 22.8 për qind e qytetarëve të Sllovenisë nuk mund të përballojnë pushimet.
Por, më shumë se 90 për qind e norvegjezëve, suedezëve dhe zviceranëve mund t’i lejojnë vetes të paktën një javë pushim jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











