Kosova
Shumë pikëpyetje për liberalizimin e vizave
Emërimet e reja për postet udhëheqëse të institucioneve të Bashkimit Evropian nuk e rrezikojnë liberalizimit të vizave, por procesi mbetet nën pikëpyetje të madhe për shkak të hezitimeve të disa vendeve me peshë të madhe politike brenda BE-së, thonë përfaqësues të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile në Prishtinë.
Një interesim të shtuar në Prishtinë ka zgjuar sidomos emërimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të Politikës së Jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.
Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Lirak Çelaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të vazhdojë me kryerjen e obligimeve që ka dhe të punojë në drejtim të bindjes së shteteve të caktuar me ndikim për përkrahjen e Kosovës në ketë rrafsh.
Ai thekson se në këtë aspekt nuk sheh ndonjë pengesë të madhe, aq më shumë, siç shprehet ai, kur Kosova i ka kaluar disa procese që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
“E para unë besoj se Bashkimi Evropian nuk funksionon në bazë të referencave individuale. Natyrisht, individi mund të ketë ndikime të vogla, megjithatë janë parimet që merren në përgjithësi teksa të emëruarit detyrohen t’i respektojnë ato vendime të Bashkimit Evropian”, thotë Çelaj.
Për dallim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pas vizitës së tij të fundit në Francë, në fillim të korrikut, tha se ky vend nuk do ta pengojë liberalizimin e vizave për Kosovën, zëvendësministri në Qeverinë e tij, Lirak Çelaj, mendon se pengesa kryesore mund të jetë me shtetin e Francës. Ky shtet, sipas tij, po heziton të aprovojë jo vetëm liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe po heziton të mbështesë zgjerimin e mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai thotë se duhet të krijohen raporte dhe të bindet shteti i Francës, e ndoshta edhe Gjermania, e cila ka dhënë shenja pozitive, por ende nuk e ka konfirmuar 100 për qind mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizmit të vizave.
“Nuk mendoj se zgjedhja [e Josep Borrell] do të ketë ndikim në masë të madhe, personalisht mund të ketë disa hezitime, por është i detyruar t’i zbatojë politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në atë aspekt nuk do të kemi ndonjë problem, i cili do të pengonte, ose do të ndikonte drejtpërdrejt në liberalizim”, thekson Çelaj, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”













