Kosova
Konfirmohet shtyrja e takimit në Bruksel
Gjermania dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët, kanë konfirmuar se është shtyrë takimi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në deklaratë thuhet se palët do të bisedojnë në mënyrë virtuale të dielën, ndërsa ballë për ballë do të takohen në Bruksel më 16 korrik.
“Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel i kanë inkurajuar presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti të bëjnë përparim thelbësor në dialog gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e përbashkët franko-gjermane.
Krahas kërkesës për përparim në dialog, Merkel dhe Macron kanë shprehur gatishmërinë për të mbajtur një samit tjetër më vonë gjatë procesit të dialogut, transmeton Evropa e Lirë.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe për perspektivën e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në BE”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë, u zhvillua virtualisht të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.
“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












