Shkurt.ch
Shtyhet për më vonë ndryshimi i statusit të të huajve me “Vizën F”
Senati ka angazhuar komisionet e veta që fillimisht për këtë të marrin qëndrimet e përfaqësuesve të kantoneve, qyteteve dhe komunave
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës (Senati)e ka shtyrë për afat të pacaktuar vendimin e pritur për ndryshimin e statusit të pranimit të përkohshëm për azilkërkuesit (Viza F), shkruan sda.ch. Ajo ka angazhuar komisionet e veta që fillimisht për këtë të marrin qëndrimet e përfaqësuesve të kantoneve, qyteteve dhe komunave.
Vetëm pasi të jetë kryer kjo, senati do të vendosë nëse do të krijohet një status i ri për personat që nuk e fitojnë azilin por të cilët po ashtu nuk mund të kthehen në vendet e prejardhjes, transmeton albinfo.ch
Dhoma e përmendur, e ka votuar mocionin përkatës të deputetit të SVP-së, Hans Germann, me 32 vota pro, 9 kundër dhe 4 të përmbajtura, transmeton albinfo.ch.
Më parë, Dhoma Nacionale e Parlamentit, ashtu si dhe Bashkësia e Qyteteve dhe ajo e Komunave, ishin deklaruar me shumicë për të krijuar një status të ri për personat e pranuar përkohësisht. Nga ana tjetër, komisioni i Dhomës së Kantoneve ishte shprehur kundër kësaj. Parlamenti nuk duhet të shpërfillë qëndrimet e faktorëve të prekur drejtpërdrejtë, siç janë kantonet dhe komunat, ka argumentuar Germann.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













