Rreth gjysmë ore pas thirrjes së ezanit, ata po vijnë. Çdo ditë rreth orës 17 diku 30 refugjatë (shumica burra) mblidhen në parkun karshi Komunës dhe fillojnë të udhqehen. Një pjesë e madhe e refugjatëve janë nga Maroku dhe Algeria, të cilët kanë ardhur përmes korridorit jugor në Sarajevë.
“Nga Greqia deri në Shqipëri kushton 400 euro, për të korruptuar autoritetet,” thotë algjeriami Ahmed. Nga Shqipëria deri në Malin e Zi kushton 200 euro, më tej në Bosnjë 100 euro dhe nesër më merr kontrabanduesi dhe më çon në Kroaci për 200 euro. Nga Serbia është rrezik. “Sepse kur të kapin policët serb, ti duhet të qëndrosh menjëherë në burg 14 ditor,” vijon 24 vjeçari për “Der Standard”.
Andaj shumë refugjatë kanë zgjedhur si vend transit Bosnjën, ndërsa thuajse të gjithë tentojnë të shkojnë në Gjermani për azil.
Numri i azilkërkuesve në vendet e Europës është zvogëluar ndjeshëm, megjithatë muajt e fundit ka tendencë rritjeje. Shumica vijnë nga Algjeria, Pakistani, Marokoja, Siria, Afganistani, Libia dhe Turqia. Nga autoritete boshnjake thuhet se situata nuk është alarmante, por nëse shënohet rritje e azilantëve, ajo mund të përkeqësohet.
15.000 refugjatë në ishull
Refugjatët që prekin ishullin grek, mund të lëvizin të lirë në vend. Kjo lehtëson punën e trafikantëve. Më shumë se 15.000 refugjatë ndodhen momentalisht në ishullin grek. Në krahasim me prillin e kaluar, vërehet një rritje prej 30 përqind.
Komisioni Europian është në dijeni dhe ka kërkuar nga shtetet ballkanike që të mos japin viza “të shumta” për refugjatët nga vendet e treta. Gjithashtu Frontex po vëzhgon kufijtë. Një pjesë e tyre ndodhet në aeroportin e Sarajevës dhe në Zupci – në kufi me Malin e Zi.