Lifestyle
Shtohen akuzat kundër Kevin Spacey
Skandali rreth sjelljes abuzive të aktorit Kevin Spacey nuk ka të pushuar, derisa më shumë burra kanë pohuar se si aktori tentoi ose i abuzoi seksualisht.
Regjisori Tony Montana pohon se ishte ngacmuar nga aktori në një lokal në Los Angeles në vitin 2003. Montana thotë se pati telashe shëndetësore për disa muaj pas dhunës fizike që Spacey shtroi ndaj tij. Montana foli me mediat dhe tha se kishte rreth 30 vjet kur ndodhi incidenti. Ndonëse tentoi të ikte, tha ai, Spacey e ndoqi deri në tualet, përcjell albinfo.ch.
Incidente të ngjashme që lidhen me aktorin Spacey janë publikuar edhe në Britani të Madhe, derisa fituesi i dyfishtë i shpërblimit Oscar ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic në Londër mes viteve 2004 dhe 2015.
Aktori meksikan, Roberto Cavazos i cili aktroi në disa shfaqje, pohon se Spacey e kishte shprehi rutinore të ngacmonte aktorët e rinj. Pas skandaleve të aktorit, përpos anulimit të serisë House of Cards, edhe Emmy ka njoftuar se nuk do t’i ndajë shpërblimin e posaçëm që aktori do të duhej ta merrte muajin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













