Bota
Shteti që i motivon të rinjtë për të mos u larguar nga vendi
Të jesh i ri dhe polak nuk ka qenë kurrë kaq fitimprurëse. Një ligj i ri që hyn në fuqi në Poloni këtë javë do të heqë taksën mbi të ardhurat për afro 2 milionë punëtorë të rinj.
Kjo është një përpjekje e qeverisë për të ndaluar rrjedhjen dramatike të trurit që ka përjetuar Polonia që kur u bashkua me Bashkimin Evropian 15 vjet më parë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se përjashtimi nga taksat do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë në mënyrë që ata të ndihen në kushte të barabarta me bashkëmoshatarët në vendet e tjera, transmeton Scan.
Polakët nën moshën 26 vjeç të cilët fitojnë më pak se 85.528 zloty polak (22.547 dollarë) në vit do të lirohen nga taksat mbi të ardhurat prej 18% të vendit duke filluar nga 1 gushti, përcjell albinfo.ch.
Politika është bujare, duke marrë parasysh se paga mesatare polake është pak më pak se 60,000 zloty (15,700 $) në vit.
E-Diaspora
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët Anija që po mbledh shqiptarët më të suksesshëm të Zvicrës është gati për të shtunën, më 8 qershor 2024...
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
-
Arba Kokalari dhe Adnan Dibrani, drejt Parlamentit Evropian
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë