Lajme
Shtetet europiane ku është zbuluar varianti i ri deri tani
Të premten shtetet e Bashkimit Europian mbyllën kufijtë për të gjithë udhëtarët nga 7 shtete të Afrikës jugore – Botsuana, Esuatini, Lesotho, Mozambik, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.
Kjo është lista e vendeve në Europë, ku është shfaqur varianit i ri i virusit të COVID-19 deri sot:
Holanda
Autoritetet daneze të shëndetit publik konfirmuan këtë të diel, se 13 persona të ardhur në Holandë me anë të fluturimeve nga Afrika e Jugut ditën e premte, ishin testuar dhe kanë dalë pozitivë ndaj variantit të ri të coronavirusit – Omicron.
Këta persona janë vendosur menjëherë në izolim në një hotel pranë aeroportit Schiphol, ndërkohë që Holanda ka futur në fuqi ndalimin e të gjithë fluturimeve nga ky rajon.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje të gjithë udhëtarëve që kanë ardhur nga Afrika jugore për në Europë javët e fundit, të testohen sa më parë për të evituar përhapjen e mëtejshme të këtij varianti.
Mbretëria e Bashkuar
2 raste pozitive janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, të lidhura gjithashtu me fluturime nga Afrika jugore.
Infeksionet me këtë variant të ri, i cili sipas të dhënave paraprake sugjeron se mund të jetë më ngjitës dhe më rezistent ndaj trajtimeve të deritanishme, përfshi vaksinat, ka shtyrë kryeministrin anglez, Boris Johnson të bëj një dalje publike dhe të shtrëngojë masat për udhëtimet hyrëse në Angli.
“Nuk do të ndalojmë askënd të udhëtojë, por do t’i kërkojmë kujtdo që hynë në Mbretërinë e Bashkuar të bëj një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre si dhe të vetë-izolohen deri sa të marrin një përgjigje testi negative,” – tha Johnosn gjatë një konference për shtyp ditën e shtunë.
Gjermania
2 raste të tjera me Omicron janë raportuar gjatë ditës së shtunë nga ministria e shëndetit në Bavari. Të dy rastet e infektuara po ktheheshin nga Afrika e Jugut më 24 nëntor dhe janë vendosur në vetizolim.
Italia
Autoritetet italiane njoftuan gjithashtu mbrëmjen e të shtunës se kishin zbuluar rastin e parë me variantin Omicron, nga një person që ishte kthyer së fundmi nga Mozambiku.
“Pacienti dhe anëtarët e tij të familjes gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan njoftimi i tyre.
Zvicra
Ky variant u gjet edhe në Zvicër në një person që u kthye nga Afrika e Jugut rreth një javë më parë.
Republika Çeke
Republika Çeke ka zbuluar gjithashtu rastin e parë të variantit të ri të COVID-19. Gruaja mbartëse është hospitalizuar me simptoma të lehta, në qytetin Liberec, në veri të vendit.
Belgjika
Belgjika ishte vendi i parë në Bashkimin Europian që raportojë një rast me Omicron, të një udhëtari që po kthehej nga Egjipti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














