Ukraina
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “sisteme të avancuara raketash” në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ka vendosur t’i sigurojë Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash”, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të ndihmuar luftën ukrainase kundër agresionit rus, që ka hyrë tanimë në muajin e katërt.
Presidenti Biden shkroi në një artikull në The New York Times se Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Ukrainën me armë dhe municione për të forcuar pozicionin e saj në fushën e betejës dhe përfundimisht në negociatat e paqes me Rusinë.
“Agresioni i paprovokuar, bombardimi i materniteteve e qendrave të kulturës dhe shpërngulja e detyruar e miliona njerëzve, e bën luftën në Ukrainë një çështje thellësisht morale”, tha presidenti Biden.
Vendimi për të dërguar armë më të avancuara pason ngurrimin e mëparshëm nga ana e administratës amerikane. Presidenti Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë raketa “që mund të arrijnë Rusinë”.
Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sistem raketash që mund të arrijnë në Rusi
Agjencia e lajmeve Associated Press citoi zyrtarë të lartë të administratës të kenë thënë se paketa e re e armëve, hollësitë e së cilës mund të shpalosen të mërkurën, përfshin raketa me rreze të mesme veprimi që mund të fluturojnë rreth 70 kilometra. Zyrtarët thanë gjithashtu se Ukraina kishte dhënë garanci që forcat e saj nuk do të hedhin raketa në territorin rus.
Presidenti Biden shkroi të martën se nuk kërkon luftë me Rusinë.
“Sado që nuk jam dakord me zotin Putin dhe i konsideroj veprimet e tij të papranueshme, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të nxisin rrëzimin e tij në Moskë”, tha presidenti Biden. “Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt, qoftë duke dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë apo duke sulmuar forcat ruse. Ne nuk po e inkurajojmë apo i mundësojmë Ukrainës të godasë përtej kufijve të saj”./VOA
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











