Integrimi
Shtetasit e Kosovës, në vendin e dytë, pas atyre të Gjermanisë
Numri i kosovarëve nuk prezantohet por përqindja e tyre është 10.4 %. Në bazë të një matematike të thjeshtë i bie që në këtë kanton jetojnë rreth 7000 të huaj me pasaportë kosovare
Zhvillimet në sferën demografike në Kantonin e Lucernit kanë qenë mjaft impresionuese gjatë viteve të fundit. Kështu, nëse në vitin 1991 ky kanton kishte 326 mijë banorë, në pranverën e vitit 2016 numri i banorëve të kantonit u ngjit në 400.000.
Ndërkaq vetëm në katër vitet e fundit Lucerni si kanton ka strehuar 31617 të huaj që kanë ardhur rishtas për të jetuar në Zvicër, bën të ditur Lustat, enti kantonal i statistikës. Po gjatë kësaj kohe, kantonin e kanë lëshuar 18.825 persona që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë vendit, shkrun albinfo.ch.
Nga 71300 të huaj që jetonin në këtë kanton në fund, afër dy të tretat ishin me leje të përhershme qëndrimi (vizë C), një e treta me qëndrim të kufizuar vjetor (B) dhe 3.2%, të huaj me status refugjati.
Me 13800 persona, gjermanët kanë paraqitur në fund të vitit 2015 numrin më të madh të të huajve në këtë kanton. Ata përbëjnë 19.4% të të gjithë të huajve në Lucern. Ndërsa, menjëherë pas gjermanëve vijnë shtetasit e Kosovës. Numri i tyre nuk prezantohet por përqindja e kosovarëve ashtu si dhe ajo e italianëve është 10.4 për qind, përcjell albinfo.ch të dhënat nga enti në fjalë. Në bazë të një matematike të thjeshtë i bie që në këtë kanton jetojnë rreth 7000 të huaj me pasaportë kosovare.
Me siguri, numri i kosovarëve që eventualisht nuk e kanë pasaportën e vendit të prejardhjes dhe ai i shqiptarëve në përgjithësi, duhet të jetë shumë më i madh se ky, por të dhënat përpunohen vetëm mbi bazë të përkatësisë shtetërore.
Përqindje të përafërt me këtë të Kantonit të Lucernit, shtetasit e Kosovës ashtu sikurse edhe shqiptarët në përgjithësi, kanë në gjithë Zvicrën.
Kantoni i Lucernit ka një përqindje më të ulët të të huajve në krahasim me mesataren në Zvicër. Kështu, nëse Zvicra ka 24.6 për qind të huaj, në kantonin e përmendur të Zvicrës qendrore vetëm 17.4% të banorëve janë me shtetësi të huaj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













