Shkurt.ch
Shtëpitë e të vdekurve, cak i vjedhësve
Hajnat janë aktiv edhe gjatë ceremonive të varrimit. Disa kantone organizohen më mirë kundër këtyre rasteve.
Disa raste kanë bërë të qartë se këto janë situata të rrezikshme, shpjegon Donatella Del Vecchio, zëdhënëse e policisë së Fribourgut.
Për dy muaj kantoni ka rritur praninë e policisë rreth shtëpive të të vdekurve dhe familjeve të tyre. Ne praktikojmë një formë mbikëqyrjeje, thotë Donatella Del Vecchio. Gjithashtu i këshillojmë njerëzit që të kërkojnë nga fqinjët që ata të kujdesën gjatë ceremonive të tilla. Për ne kjo përben një lloj parandalimi të vjedhjeve”.
Në kantonin e Vaud-it kemi shënuar po ashtu “një rritje të vjedhjeve në shtëpitë e familjeve që përjetojnë rast vdekjeje. Ato shpesh ndodhin në kohën e varrimit të të ndjerit”, thekson Jean-Christophe Sauterel, sekretar i shtypit i policisë kantonale. “Falë njoftimeve për rastet e vdekjeve nëpër gazeta, vjedhësit mund të dinë për cilat shtëpi bëhet fjalë dhe për kohën kur ato do të mbesin bosh”. Zëdhënësi shpjegon se fushata sensibilizuese në rrjetet lokale ështe në zhvillim. Megjithatë, ai refuzon të konfirmojë ruajtje policore për raste të tilla. Por, sipas informacioneve të gazetës “20 Minutes”, operacione të tilla zhvillohen gjithashtu edhe në kantonin e Vaudit.
Ky fenomen aktualisht nuk ka tërhequr vëmendjen e gjithë pjesës frankofone. “Ne mund të bëjmë intervenime të tilla nëse ky lloj kërcënimi vërtetohet”, ka thënë Patrick Puhl për policinë e Gjenevës.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













