Lajme
Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin panshqiptar amerikan
Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë kanë njoftuar se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).
Sipas njoftimit KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.
“Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:
Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










