Lajme
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe nxori shoferin nga vetura pak para se të fundosej.
Një shqiptar nga Kosova është vlerësuar për guximin dhe reagimin e tij të shpejtë, pasi ndihmoi në shpëtimin e një 41-vjeçari që rrezikonte të humbiste jetën në Trieste të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Marash Palushajn nga Klina, i cili jeton dhe punon në Itali. Ai ndërhyri menjëherë pasi pa një veturë që kishte rënë në det pranë skelës në Piazza Unità d’Italia, me shoferin ende të bllokuar brenda.
Pa hezituar, Palushaj u hodh në ujë dhe, së bashku me disa kadetë të Akademisë Ushtarake të Modenës, arriti ta nxjerrë drejtuesin e automjetit vetëm pak çaste para se vetura të fundosej plotësisht.
41-vjeçari mori ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërgua në spital. Sipas raportimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Veprimi i Marash Palushajt dhe i kadetëve është përshëndetur nga mediat dhe autoritetet italiane, të cilat i kanë cilësuar ata si “heronjtë e ditës” për ndërhyrjen e shpejtë dhe vendimtare që shpëtoi një jetë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












