Shkurt.ch
175 vjet burg për terrorizëm shqiptarit të rritur në Zvicër, Çëndrim R.
Dy bashkëpunëtorët e tij në aktin terrorist të marsit 2014 janë dënuar me 179 vjet e 6 muaj gjegjësisht 124 vjet e 6 muaj burg,
Për vrasjen në një pritë të tre personave, dy nga të cilët policë, shqiptari i rritur në Zvicër (Brugg AG) Çëndrim Ramadani nga një gjykatë turke në Nigde është dënuar me 174 vjet e gjashtë muaj heqje lirie ose me burg të përjetshëm të pesëfishtë.
Prokuroria kishte kërkuar për të 285 vjet e gjashtë muaj burg!
Siç njoftojnë mediat turke, bashkëpunëtorët e tij në aktin terrorist të marsit 2014 janë dënuar me 179 vjet e 6 muaj gjegjësisht 124 vjet e 6 muaj burg, përcjell albinfo.ch.
Veç kësaj, ata duhet të paguajnë nga një gjobë prej 225.000 lirash (rreth 74 mijë franga) secili.
Burgu të cilin do ta mbajnë ata konsiderohet burg i rëndë që nënkupton se ata do të mbahen nëpër qeli të vetmisë dhe mund të kenë kontakte shumë të kufizuara me të tjerët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












