Shqipëria
Shqiptarët po divorcohen më shumë
Në këtë mënyrë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe, në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martes
Gjithnjë e më shumë martesa po shkojnë drejt divorcit në Shqipëri duke bërë që Shqipëria të hyjë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë të lartë të tyre, sipas një harte globale.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në 100 martesa në Shqipëri 31 shkonin në ndarje, me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ky tregues ishte rreth 22, shkruan ‘monitor’.
Në këtë mënyrë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe, në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martesa, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtin nivel me Shqipërinë për sa i përket divorceve janë Italia, Greqia dhe Turqia. Vendet e rajonit janë pjesë e grupit të vendeve me normë më të ulët të divorceve për 100 martesa.
Sipas hartës së publikuar nga Wikipedia, rekord për numrin më të lartë të divorceve me mbi 60 divorce për 100 martesa e mban Spanja dhe Portugalia dhe vendet e Beneluksit.
Të lartë numrin e divorceve e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Zvicra, si dhe Rusia, ku norma e divorceve varion nga 50-59 divorce në 100 martesa.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










