Lajme
Shqiptarët në Suedi, më të shqetësuarit nga përhapja e koronavirusit
Ekspertët e shëndetit publik në Suedi këshillojnë daljen në ambiente të hapura, shëtitjet nëpër parqe, pra marrjen e ajrit të pastër dhe bërjen e një jete të shëndetshme dhe jo mbylljen vetëm në shtëpi.
Duke qenë se Suedia është shteti i vetëm në botë që nuk ka marrë masa ekstreme për izolimin e shtetasve të saj për parandalimin e përhapjes së Covid-19, realisht ky shtet ka zgjedhur një strategji tjetër ndryshe nga vendet e Europës, apo dhe vetë Shqipëria që i ka detyruar njerëzit të izolohen për dy apo më shumë javë. Por kjo strategji duket se ka të bëjë edhe me kulturën e njerëzve atje që zbatojnë ato këshilla që japin autoritetet suedeze, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se kjo strategji që po e përdor Suedia duket se ka të bëjë edhe me kulturën e njerëzve atje që zbatojnë ato këshilla që japin autoritetet suedeze. Florenc Drizari, me profesionin gazetar, u largua tre vjet më parë nga Shqipëria për të jetuar familjarisht në Suedi.
Florenci aktualisht jeton në Stokcholm dhe në intervistën për gazetën “Shqip” rrëfen për situatën atje, për strategjinë që po ndjekin autoritetet. “Ekspertët e shëndetit publik në Suedi këshillojnë daljen në ambiente të hapura, shëtitjet nëpër parqe, pra marrjen e ajrit të pastër dhe bërjen e një jete të shëndetshme dhe jo mbylljen vetëm në shtëpi. Suedezët në përgjithësi nuk përdorin maska mbrojtëse në ambiente të hapura siç shohim në shumë vende të tjera, edhe pse ka gjendje në farmaci apo mund të blihen online. Situata duket se nuk ka vend për panik, por çdokush duhet të respektojë rregullat e vendosura dhe të tregohet i përgjegjshëm”, rrëfen ai.
“Suedia ka zgjedhur strategjinë e saj në përballjen me pandeminë e koronavirusit që është e ndryshme nga shume vende të tjera në Europë dhe në botë. Ashtu siç e theksoni edhe ju, në Suedi nuk ka pasur masa të forta shtrënguese për lëvizjen e njerëzve, nuk janë mbyllur kufijtë, nuk janë mbyllur kopshtet dhe shkollat, edhe pse gjimnazet dhe universitetet vazhdojnë mësimin në distancë etj. Por sigurisht që janë marrë shumë masa edhe këtu. Fillimisht, u ndalua grumbullimi i jo më shumë se 500 personave në publik, më pas ky numër shkoi në 50. Vendime janë marrë për informimin e popullatës, për mbështetjen e bizneseve, punonjësve dhe për mbrojtjen e grupmoshave që kanë një risk të lartë të preken nga koronavirusi. Pra, nuk mund të themi që suedezët nuk i tremben virusit, ata mundohen të tregohen të kujdesshëm duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe bëjnë jetën e tyre normale. Dhe për sa i përket strategjisë së ndjekur, këtu disa nga ekspertët ndahen. Disa prej tyre ngrenë pyetjen, a kanë këto vende të dhëna të qarta që konfirmojnë se strategjia e tyre është më efektive si në shpëtimin e jetëve njerëzore ashtu edhe në mbrojtjen e ekonomisë nga një krizë e rëndë?” tha ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit











