Kosova
Shqiptarët në Luginën e Preshevës dakordohen për listë të përbashkët zgjedhore
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se marrëveshja është arritur sot në Zyrën e Kryeministrit, pas diskutimeve ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare.
Sipas Kurtit, në marrëveshje kanë marrë pjesë Shaip Kamberi nga PVD, Visar Memeti nga APN, Nagip Arifi nga PD, Agim Sabedini nga PDSH, Shqiprim Musliu nga LPD, Sami Salihu nga LR, Armend Aliu nga AL dhe Naser Aziri nga UDSH.
Kurti ka falënderuar edhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar për kontributin në arritjen e marrëveshjes.
Në deklaratën e tij, kryeministri i Kosovës ka theksuar se krijimi i koalicionit politik, sipas tij, nuk është i mjaftueshëm dhe ka ngritur çështjen e përfaqësimit të garantuar të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
Kurti ka krahasuar situatën me përfaqësimin e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, duke argumentuar se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sipas këtij parimi, do të duhej të kishin së paku pesë ulëse të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili ka 250 vende.
Në deklaratë janë përmendur edhe çështje të tjera që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin në institucionet publike, zhvillimin ekonomik, si dhe mbrojtjen e gjuhës, kulturës, simboleve dhe identitetit.
Kurti ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke e lidhur këtë angazhim me të drejtat, identitetin dhe mirëqenien e tyre.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë caktuar të mbahen më 25 tetor, ndërsa lista “Koalicioni Shqiptar” synon të përfaqësojë subjektet politike shqiptare nga Lugina e Preshevës në garën zgjedhore/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










