Kosova
Shqiptarët në diasporë: Gjermania e para, Zvicra e dyta
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës ka bërë sot prezantimin e publikimit: Rezultatet Preliminare të Regjistrit të Diasporës sipas ndarjes më të lartë administrative territoriale nëpër shtete
Zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës të regjistrohen sepse sipas tij, ata i duhen vendit për të gjitha çështjet.
Ai më tej ka shtuar se edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur problem sa i përket mos regjistrimit të diasporës.
“Është shumë më rëndësi që ne të kemi një regjistër të tillë sepse asnjëherë deri sot nuk kemi pasur një numër të përafërt për të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë sepse kemi pasur një migrim të madh. Është me rëndësi që ne si komb të kemi një numër të përafërt të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kilaj, përcjell albinfo.ch.
Në prezantimin e bërë nga eksperti i demografisë Kadri Sojeva janë treguar të dhënat e popullsisë në diasporë që janë regjistruar, në vende të ndryshme.
“Gjermania ka 37% të emigrantëve, kurse Zvicra 29.30%. Viti i migrimit më frekuencën më të madhe janë prej vitit 1990 deri në vitin 1995. Hulumtimi i të dhënave është bërë me 400 mijë të anketuar” ka thënë ndër të tjera Sojeva.
Nga rezultatet ka dalë se shteti me më së shumti diasporë shqiptare të regjistruar është Gjermania duke u pasuar nga Zvicra.
Ndërsa shumica e popullsisë shqiptare që jetojnë në diasporë, nuk kanë të regjistruar biznese.
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka nisur procesin e regjistrimit të diasporës në vitin 2014, proces i cili deri në vitin 2017 u realizua në dy forma, atë fizike përmes formularëve dhe elektronike.
Ndërsa që nga viti 2017, regjistrimi i diasporës është bërë vetëm në mënyrë elektronike.
MDIS deri më tani ka realizuar dy publikime të regjistrit. Një në vitin 2017 që kishte të dhëna të përgjithshme të popullatës aktive në diasporë, ndërsa në publikimin e korrikut të vitit 2019, kishte regjistrim të bizneseve të diasporës.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri
Jeta në Austri
-
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona Të dielën, stuhi të dhunshme do të kalojnë nëpër Austri: Në Waldviertel, tashmë kishte filluar para... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri












