albinfo.ch
Integrimi
Shqiptarët me union për kulturë dhe sport
Pas përpjekjeve disa mujore të veprimtarëve shqiptarë të regjionit St.Gallen, këtë javë është zyrtarizuar Unioni për kulturë dhe sport.
Organizim i ri i mërgatës shqiptare do të mbajë emrin „Unioni Kulturor Sportiv Shqiptar“ dhe do të synojë bashkimin e potencialit veprues të diasporës shqiptare në kantonin St. Gallen.
Nga kuvendi themelues i mbajtur të dielën në St. Gallen, pjesëmarrësit kanë votuar anëtarët e kryesisë për një mandat dy vjeçar me mundësi vazhdimi. Nismëtarët e Unionit kanë formuluar një projektstatut dhe rregullore pune që do të jetë në funksion të mandatarëve për jetësimin e Unionit që në publik do të prezantohet me shkurtesën UKSSH.
Në listën e 21 anëtarëve të kryesisë, kryetar është zgjedhur aktivisti i hershëm, i njohur si poet dhe së fundi i angazhuar në partinë e socialdemokratëve të Zvicrës, Isuf Sherifi. Me kandidatin për ansamble të qytetit St. Gallen, Veton Rasajn dhe imamin Fehmi Dragusha, Unioni do të ketë dy nënkryetarë. Vendin e sekretarit do ta mbajë Argjend Shehu, kurse financat janë në duar të Besmir Ahmetit dhe Faton Musliut.
Kryetari i Unionit, Isuf Sherifi ka deklaruar për albinfo.ch se është bërë paraprakisht një punë e madhe me angazhimin e të gjithë veprimtarëve të kësaj ane për të ardhur deri këtu ku jemi sot. Me mbajtjen e kuvendit themelues, ne hedhim një hapa drejt bashkimit të potencialit tonë kulturor e sportiv ne regjionin ku jetojmë.
„Jam i vetëdijshëm për sfidat që më presin, por do të angazhohem në unifikimin e potencialit kulturor e sportiv të mërgatës sonë, siguron ai.
Sipas kryetarit Sherifi, Unioni respekton autonominë e shoqatave dhe klubeve shqiptare.
„Të gjitha klubet dhe shoqatat kanë autoniminë e plotë të veprimit si të pavarur, ne kërkojmë të organizohemi e të paraqitemi si union i bashkuar kur është fjala për çështje të interesit të përbashkët të diasporës shqiptare“, theksoi Sherifi.
Për dy vitet e ardhshme, kryesia e UKSSH është në këtë përbërje:
- Ajtene Hasani
- Agush Buja
- Bekë Bekteshi
- Isuf Ahmetaj
- Isuf Sherifi
- Gazmend Mulaj
- Baki Rexhepi
- Haki Sutaj
- Faton Musliu
- Rexhep Rama
- Alban Imeri
- Arber Bullakaj
- Gani Shala
- Veton Rasaj
- Safedin Vokshi
- Fehim Dragusha
- Robert Hoxha
- Qendrim Camaj
- Kushtrim Koprani
- Besmir Ahmeti
- Argjend Shehu
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat


























