Shqipëria
Shqipëria, vendi i vetëm në Evropë, ku ka më shumë burra se gra
Ky raport në Shqipëri ishte 1.04. Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra
E përditshmja angleze ‘The Telegraph’ ka publikuar së fundmi hartën globale me raportin burra/gra. Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ka më shumë burra se gra.
Ky raport në Shqipëri ishte 1.04. Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra. Nëse shikoni hartën, e gjithë Evropa është ngjyrosur me të kuqe, që do të thotë se ka shumë gra sesa burra, ndërsa Maqedonia është e ngjyrosur me të gjelbër, duke qenë se në të ka po aq burra sa gra.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të përpunuara nga ‘Monitor’, grupmoshat që kontribuojnë në këtë raport në Shqipëri janë grupmoshat e reja, nga të porsalindurit deri në 39 vjeç. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067. Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra, përcjell albinfo.ch.
Nga mosha 40 vjeç e lartë fillojnë e mbizotërojnë femrat. Për grupmoshat nga 40-59 vjeç, raporti është 0.95. Gratë jetojnë më shumë se burrat, ndaj për të moshuarit mbi 80 vjeç, raporti është 0.85, ku ka 38 mijë gra dhe 32 mijë burra.
Sipas INSTAT, numri i femrave ia kalon meshkujve, janë në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër.
Ndërsa qarqet ku mbizotërojnë meshkujt janë Fieri, ku ka rreth 5300 meshkuj më shumë (raporti 1.04), të ndjekura nga Dibra, me 5200 burra më shumë (1.09), Durrësi me 4300, Kukësi me 1900.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













