Shqipëria
Shqipëria tejkalon krizën, rriten fluturimet, e vetmja në Evropë
Ndërkohë, në Zvicër janë ulur fluturimet me 33.8 %, përkatësisht 30.2 %
Tregu i fluturimeve në Shqipëri rezulton se e ka marrë veten, duke tejkaluar nivelet e përpara pandemisë në dy muajt e parë të këtij viti, të dhënat janë bërë të ditur nga Eurostat, që raporton krahasimet për fluturimet komerciale në shtetet e Evropës.
Shqipëria rezulton e vetmja me rikuperimin pozitiv të tregut të fluturimeve, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të raportuara janë 20-40% më poshtë se periudhat përkatëse të para-pandemisë për janarin dhe shkurtin.
Në janar, fluturimet nga Shqipëria u rritën me 9.7%, në raport me janarin e 2019-s, ndërsa në shkurt zgjerimi ishte 0.7%. Ndërsa në raport me periudhat përkatëse të 2021, fluturimet mese janë dyfishuar, përkatësisht +139.6% në janar, me bazë vjetore dhe +117.8% në shkurt, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Rimëkëmbja ka nisur që në muajin gusht të vitit të kaluar, ku për shkak të sezonit turistik, fluturimet u rritën me 23% në raport me parakrizën dhe me rreth 17% në shtator. Situata ishte shumë më e mirë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, që vijoi të vuajë pasojat e pandemisë edhe në 2021, për shkak të kufizimeve më të rrepta që ende ishin në fuqi. Në gusht dhe shtator, fluturimet në vendet e BE-së ishin mesatarisht 31-33% më të ulëta se muajt përkatës të 2019-s, ndërsa edhe në janar e shkurt të këtij viti nuk kanë arritur ende rë rikuperojnë, duke mbetur sërish 33% më pak se para-pandemia.
Edhe në Maqedoninë e Veriut, në janar fluturimet ishin 21% më të ulëta se janari 2019 dhe në shkurt 33.5% më pak. E njëjta tendencë është dhe me Serbinë (-14.8% dhe -26.4%) dhe malin e Zi (-30.3% dhe -26.7%).
Sipas Eurostat, Në mars 2022, numri i fluturimeve komerciale në BE u rrit me 156% krahasuar me marsin 2021. Megjithatë, ky është ende nën nivelet para pandemisë (-27% krahasuar me mars 2019).
Në terma absolutë, numri i fluturimeve komerciale ishte 389 181 në mars 2022, krahasuar me 151 986 në mars 2021, 296 362 në mars 2020 dhe 530 400 në mars 2019.
Vendet e BE-së me uljet më të ulëta të fluturimeve komerciale në mars 2022 ishin Kroacia (-6% krahasuar me mars 2019), Portugalia (-8%) dhe Greqia (-12%). Në të kundërt, fluturimet u ulën më së shumti në Slloveni (-56%), Suedi (-45%), Letoni (-43%), Çeki (-42%) dhe Finlandë (-41%).
Ndërkohë, në Zvicër janë ulur me 33.8 %, përkatësisht 30.2 %.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













