Shqipëria
Shqipëria po plaket
Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.
“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket,” thuhet në raport, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm,” ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.
Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 për qind të tjerë raportojnë disa vështirësi.”
Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.
Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend.”
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.
Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.
Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit










