Lajme
Shqipëria nuk e preferon modelin e Kosovës për votimin e diasporës
Modelin e Kosovës për votimon e diasporës e shohin si të papërshtatshëm derisa po shikojnë modele të tjera nga Spanja e Skocia
1,4 milionë shqiptarë me të drejtë vote mendohet se jetojnë jashtë, ndërsa prej pesë vjetësh nuk ka konsensus për regjistrimin e emigrantëve në një regjistër në posaçëm. Opozita, pavarësisht konfliktit të brendshëm, ka kërkuar që KQZ të mundësojë infrastrukturën e plotë, ndërsa ka ndarje për mënyrën se si duhet votuar.
Janë tri shqetësime që ngrihen nga opozita që nga regjistrimi, adresat, mënyrën e votimit dhe si do të përllogariten mandatet e siguruara nga votat e tyre. PS ka kërkuar nga KQZ të nisë punën për nxjerrjen e rregullave, ndërsa opozita është ftuar në komisionin e ri të reformës zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Për këtë temë u diskutua mbrëmjen e së enjtes në A2, ku i ftuar ishte edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.
Sa i përket modelit të Kosovës, Celibashi u shpreh se do të ishte i papërshtatshëm për Shqipërinë, për shkak të mungesës së besimit nga politika.
“Modeli që aplikohet në Kosovë do të ishte i papërshtatshëm, sepse nuk do të krijonte të gjithë kofidencën te të gjitha palët. Ai sistem besohet aty, por në Shqipëri, me këtë mungesë të theksuar besimi që kanë palët ndaj njëra-tjetrës, modeli i Kosovës nuk do të gjente terren”, u shpreh Celibashi.
Celibashi zbuloi më tej se është duke u vlerësuar edhe një model i ngjashëm me atë skocez e spanjoll.
‘Votimi nëpër ambasada do të ishte thuajse i pamundur për shkak të kapaciteteve. Votimi me postë mund të ishte një zgjidhje dhe ka sens edhe nga pikëpamja teknikë që mund të realizohet. Një çështje që mund të konsiderohet është ajo që ka të bëjë me kostot. Do të duhet që shteti të paguajë dhe në një përllogaritje që ne kemi bërë, për rreth 600-700 mijë, ka shkuar deri gati në 40 milionë euro e kostos së këtij procesi.
Jemi duke vlerësuar një alternativë tjetër, një kombinim të votimit nëpërmjet elektronikës, jo elektronik. Votuesi jashtë Shqipërisë do të marrë një fletë votimi të printuar, do t’i bëjë të gjitha shënimet aty. Kjo fletë votimi do të jetë e kriptuar dhe do të dërgohet në KQZ. Pak a shumë ky model është përdorur në Skoci e Spanjë”, tha Celibashi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











