Shqipëria
Shqipëria nis tani përgatitjet për sezonin e ardhshëm veror
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se “një nga ndryshimet që vlen të përmendet është ndryshimi i kufirit minimal të stacioneve publike të plazhit, që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit në total 50% e parcelave të plazheve të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimumi ligjor ishte 20%, ne e ngritëm në 30% me vendimin e sotëm”, tha ajo.
Sipas Kumbaros, kontratat e lidhura do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur.
“Nga këto kontrata që kanë vlerë për pushtetin vendor mjafton të përmendim faktin që 208 milionë lekë u mblodhën nga bashkitë në vitin 2019 dhe 505 milionë lekë janë mbledhur të ardhura nga sistemi i menaxhimit të plazheve për vitin 2022. Janë të domosdoshme edhe për të siguruar funksionimin e bizneseve private, por edhe për të garantuar monitorim, mirëmbajtje, pastrim. Nga ana tjetër do të futen për vitin që vjen dy masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me turizmin detar”, nënvizoi Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “për herë të parë fillojnë stacionet e ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese”.
“Për vitin që vjen aplikimet në sistemin online për stacionet e plazhit fillojnë më datën 1 nëntor. I gjithë procesi i përgatitjes së sezonit të ardhshëm do të kryhet brenda vjeshtës së vitit 2022”, tha Kumbaro.
E-Diaspora
-
Leonard Danglli, i emëruar në Dekanatin e Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto Histori suksesi ...
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë