Shqipëria
Shqipëria nën valën ekstreme të të nxehtit, temperaturat sot deri në 42°C
Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se dita e sotme do të jetë ndër më të nxehtat e verës, me temperatura rekord në disa zona të vendit.
Shqipëria pritet të përballet sot me një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, ndërsa temperaturat në disa zona do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.
Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar një rritje prej rreth dy gradësh.
“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Porja.
Gjatë orëve të mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat më pas do të përfshijnë edhe zonat qendrore dhe juglindore. Megjithatë, ato nuk pritet të ndikojnë ndjeshëm në uljen e temperaturave.
Sipas parashikimit, temperaturat më të larta do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradë Celsius, Kopliku do të shënojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë.
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave ekstreme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













