Shqipëria
Shqipëria, me tkurrje të madhe të popullsisë
Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke arritur një kulm pas vitit 2100
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë, ndërmjet 2024-2054 në rang global.
Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia, do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vjetët e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë.
Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe 2054.
Ky grup përfshin Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin. Numri i popullsisë në këto lokacione parashikohet të rritet me 5.3% në tridhjetë vitet në vijim.
Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke arritur një kulm pas vitit 2100.
Ky grup përfshin disa nga vendet më të populluara në botë: India, Indonezia, Nigeria, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i njerëzve që jetojnë në këto lokacione, parashikohet të rritet me 38% deri 2054.
Në nëntë nga këto vende dhe zona, duke përfshirë Angolën, Republikën e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Somalia, rritja e popullsisë ka të ngjarë të jetë shumë e shpejtë, me dyfishimin e popullsisë midis 2024 dhe 2054. Këto vende do të çojnë popullsinë e globit drejt pikut referon OKB-ja.
Në vendet ku nivelet e fertilitetit, janë tashmë nën normën e zëvendësimit 2,1 fëmijë për grua dhe gjithashtu kanë emigrim të lartë të njerëzve në moshë riprodhuese, do të përballen me rënie popullsie. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.
Migrimi ndërkombëtar gjithashtu, ndikon në mënyrë indirekte numri i lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës.
Në vende si Shqipëria, Armenia, Guadalupa apo Xhamajka, emigrimi i një numri të madh të grave në moshë riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende, referon OKB teksa vë në dukje se në vende të tilla si Portugalia, Federata Ruse dhe Spanjë kthimi i emigranteve dha efektin e kundërt.
Nga një perspektivë demografike, lindjet “të humbura nga emigracioni” ose “të fituara nga imigracioni” i kanë të dyja pasojat afatshkurtra dhe afatgjata, pasi vajzat e lindura sot janë gra të moshës riprodhuese gjenerata e ardhshme.
Në vendet me shkallë të lartë emigracioni, nëse krijohen më shumë mundësi dhe sidomos punë të denjë promovimi i migrimit të kthimit, mund të jenë qasje për t’u eksploruar dhe mund të jenë më efektive në ngadalësimi i rënies së popullsisë në afat të shkurtër, se sa politikat që synojnë rritjen e niveleve të lindshmërisë.
Së fundmi, Censi i vitit 2023 i INSTAT, gjeti se popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak se në Censin e vitit 2011.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













