Kosova
Shqipëria dhe Kosova, jashtë top 3 mijë universiteteve në botë
Për universitetet shqiptare nuk ka vend jo vetëm në TOP 1000 Universitetet në botë sipas listës së Shangait, e cila u publikua muaj më parë, por situata është edhe më keq se kaq.
Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme në Ankara të Türkiyes (URAP) ka publikuar rangimin e 3 mijë universiteteve në botë sipas performancës akademike, dhe këtu nuk përfshihet madje as edhe një universitet shqiptar i asnjërit nga vendet e rajonit.
Shqipëria dhe Kosova, jashtë 3 mijëshes së parë
Universiteti i Tiranës i themeluar 65 vjet më parë, në vitin 1957 dhe Universiteti i Prishtinës që daton nga viti 1969, vlerësuar sipas perfomancës akademike nuk kanë arritur të radhiten në listën e 3 mijë universiteteve më të mira në botë.
Përveç tyre, as edhe një universitet tjetër privat nga këto dy shtete nuk ka gjetur veten në Renditjen Botërore URAP 2021-2022.
E njëjta situatë kishte ndodhur edhe gjatë vitit akademik 2020-2021.
Maqedonia e Veriut, BH dhe Mali i Zi përfshihen minimalisht
Ndonëse çdonjëri nga këto tri shtete përfaqësohet me një universitet në mesin e 3 mijë universiteteve më të mira në botë sipas URAP, nuk është se kanë shënuar ndonjë rritje për nga cilësia, madje dy prej tyre kanë shënuar rënie në listë nga viti në vit.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, i cili para 1 viti radhitej në vendin e 1668-të, tani ka rrënë në vendin e 1709-të, gjegjësisht 41 vende më poshtë.
Universiteti i “Sarajevës”, i cili para 1 viti radhitej në vendin e 1951-të, tani gjendet në vendin e 1958-të, ose shtatë vende më poshtë.
Universiteti i “Montenegros” për dallim nga dy universitetet e lartpërmendura, ka avancuar në këtë drejtim, dhe nga vendi i 2209-të para një viti, tani radhitet në vendin e 2183-të, gjegjësisht 26 vende më lart.
Top 5 universitetet më të mira në botë
Universiteti “Harvard” në SHBA zuri vendin e parë. Ata pasohen nga Universiteti i “Torontos”- Kanada, University “College London”- Angli, Universiteti i “Parisit”- Francë dhe Universiteti i “Oksfordit” – Angli.
Kriteret e vlerësimit
Renditja Botërore e URAP-it 2021-2022 bazohet në disa tregues të performancës akademike. Duke qenë se URAP-i është një renditje e bazuar në performancën akademike, botimet përbëjnë bazën e metodologjisë së renditjes. Si tregues përdoren si cilësia, ashtu edhe sasia e publikimeve dhe performanca e bashkëpunimit kërkimor ndërkombëtar./trtbalkan
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












