Futboll

​Shqipëria bie për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka rënë për dy pozita në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA. Nga pozita e 64-t kuqezinjtë kanë rënë në pozitën e 66-të, me 1375 pikë, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria në mars i humbi dy ndeshjet miqësore. Humbi 3:0 nga Kili në Parma, kurse në Solna pësoi disfatë nga Suedia me rezultat, 1:0. Shqipëria është pjesëmarrëse e Evropianit. Në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Në top 5-shen më të mirë janë Argjentina, Franca, Belgjika, Anglia dhe Brazili.