Shqipëria
Shqipëri: Turizmi, ende në pikëpyetje
Turizmi mbetet një nga sektorët më të prekur nga pandemia. Ndërsa jemi në pragsezoni, njësitë hoteliere në Vlorë kanë nisur përgatitjet. Administratorët e disa hoteleve shpresojnë në një situatë më të mirë këtë vit sa u përket rezervimeve ndërsa flasin për problematikat e hasura.
“Vaksinimi masiv është një shpresë që deri në qershor situata do të qetësohet. Edhe ky vit mendoj do të vijojë me kufizime për ardhjen e turistëve të huaj por ne do të fokusohemi tek vendet fqinj si vitin e kaluar Maqedonia Kosova. Prenotimet kanë nisur por për shkak të pandemisë ndodh që shpesh ato kancelohen dhe kjo tregon një pasiguri të agjencive. Nga qeveria shqiptare kërkojmë vaksinimin sa mè parë të punonjësve që kemi në mënyrë që të ofrojmë një siguri më të lartë për pushuesit që do të zgjedhin Vlorën”, thotë Adnand Aliaj, administrator hoteli, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Giorgio Barbieri italiani i cili prej shtate vitesh administron një prej njësive hoteliere në Vlorë thotë:
“Mundohemi të jemi optimistë në këtë pragsezon turistik por kemi shumë dyshime Shqipëria është një rast i veçantë pasi ka mjaftueshëm liri, nuk ka masa të rrepta ndërsa, Italia është praktikisht e mbyllur. Mendoj që sapo të hapet, njerëzit do të shpenzojnë për të rikuperuar kohën gjatë së cilës kanë qenë të mbyllur. Ishin 2 miliardë euro në 2019 që kanë rënë në 900 milion euro në 2020 në sektorin e turizmit një humbje gati 60%. Sipas meje qeveria po bën ç’është e mundur, por mesa duket diçka mungon, si p.sh,, taksat vendore për hotelet kanë mbetur të pandryshuara dhe sipas meje kjo është e papranueshme. P.sh., në Itali kanë bërë diçka, të paktën një ndarje me këste e cila këtu nuk është bërë dhe sinqerisht kjo sinqerisht na demotivon. Kam ardhur me shumë entuziazëm 7 vite më parë, mendoj që Vlora ka mundësi të shkëlqyera për të bërë turizëm”, thotë sipërmarrësi italian.
Shefja e recepsionit në një prej njësive hoteliere në Vlorë na tregon trendin në këto ditë prilli:
“Jemi në pragsezoni dhe pararezervimet duken mjaft optimiste sidomos sa i përket pjesës së Ballkanit. Klientela është shtuar me çekë, kroatë dhe malazezë, spanjollët një treg tjetër premtues, por edhe grekët, për të vijuar me kosovarët të cilët mbeten tregu ynë besnik. Me premtues do të jenë qershor- korrik-gusht, por edhe shtatori mbetet në pjesën e lartë të sezonit. Kemi pasur kancelime për shkak të situatës COVUD, por nuk janë shifra domethënëse, ndërsa vaksinimi masiv patjetër është një çlirim i rëndësishëm edhe për turizmin”, tregon ajo.
Për kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj masat e marra nga vetë njësitë akomoduese shprehin optimizëm për sezonin e pritshëm. Përveç Kosovës, e cila na ka ndihmuar shumë, Ukraina do të jetë një treg i rëndësishëm si dhe Polonia.
“Mbas një viti shumë të vështirë për sektorin e turizmit, Vlora qysh prej muajit mars shënon shifra pozitive për hotelerinë, sidomos sa i përket fundjavave të cilat kanë qenë me kapacitete të kënaqshme. Shpresoj që me masat e marra dhe përgatitjet nga aktoret dhe hotelierët në qarkun e Vlorës të kemi një sezon më të mirë se vitin e kaluar. Kjo, edhe për faktin që kemi vazhduar dhe vazhdojmë me panaire dhe kontakte me kolegët jashtë vendit”, thotë z. Bedinaj.
Bedinaj foli edhe për problematikat me të cilat përballet sektori i turizmit, ndërsa u shpreh pesimist për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare për këtë sektor.
“Zero ndihmë nga qeveria shqiptare për turizmin, me keqardhje them se shumë subjekte, agjenci turistike agjenci transporti kanë shpallur faliment. Të pakta kanë qenë subjektet që kanë përfituar kredinë e dhënë nga qeveria, e cila nuk ka ndonjë vlerë të caktuar pasi nuk ishte ndryshim nga një kredi normale e marrë në një nga bankat e nivelit të dytë në vend. Jemi pesimistë në kërkesat ndaj qeverisë pasi flasim e s’na dëgjon njeri, prandaj po përpiqemi të mbijetojmë me forcat tona ne që kemi ngelur se po të ishte një situatë ndryshe të kishim mbështetje do të kishte 100 operatorë turistikë të rinj, pasi çdo investitor i huaj sheh një herë legjislacioni shqiptar dhe çfarë përkrahjeje kanë nga shteti dhe Shqipëria është vendi i fundit në Europë për përkrahjen e dhënë nga shteti në sektorin e turizmit”, tha z. Bedinaj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













