Shqipëria
Shqipëri: Rritet paga për mjekët
Paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se ka vijuar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë dhe është marrë një vendim i ri për të filluar edhe njohjen e vjetërsisë në punë të mjekëve dhe infermierëve gjë që do të rrisë edhe shpërblimet e tyre sipas vjetërsisë në punë.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri shqiptar u shpreh se paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj”, ndërsa u ndal edhe te kantieret e ndërtimit në shëndetësi në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
“Kantieri i shëndetësisë është aktiv në katër anët e territorit. Ka përfunduar dhe po kolaudohet ndërtimi i godinës së re të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, është rindërtuar spitali i Kavajës, është rindërtuar spitali rajonal i Lezhës, i kardiologjisë në QSUT, është rindërtuar spitali i Psikiatrisë së fëmijëve në QSUT, është rindërtuar spitali ditor i Peqinit, është rindërtuar shtëpia e të moshuarve në Libohovë”, vijoi Rama.
“Ndërkohë që janë në proces godina multifunksionale e parkimit dhe struktura akomoduese në QSUT që mbyllet në shtatorin e ardhshëm dhe do të transformojë të gjithë jetën e brendshme të QSUT-së, duke hequr të tëra makinat nga territori i QSUT-së, territoriI cili do të bëhet një park i madh dhe i bukur që do të jetë një rritje e cilësisë së shërbimit për pacientët, ndërkohë që të gjithë automjetet përveç autoambulancave do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional”, pohoi Rama.
Rama tha se ka filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës në Tiranë, ndërtimi i godinës së laboratorëve të ISHP-së, ndërtimi i qendrës back up në Vlorë, ndërtimi i disa godinave të reja në Elbasan, ndërtimi i disa pavionëve në spitalin rajonal të Beratit, ndërtimi i shërbimit të patologjisë në spitalin e Vlorës, rindërtimi i dy materniteteve në Shkodër dhe në Fier, rindërtimi i godinave qendrore të spitaleve të Lushnjes, Pogradecit, Gjirokastrës etj.
Kreu i Ekzekutivit u ndal edhe te lista e pajisjeve të reja në shëndetësisë, ndërsa nënvizoi se gjithë këto investime mbështesin përmirësimin domethënës të kushteve të punës së mjekëve dhe infermierëve.
“Më vjen shumë mirë që më në fund po lexojmë një rënie kuptimplotë të tendencës së ikjes së mjekëve dhe të zgjedhjes së parë vajtjen jashtë shtetit. Tendenca ka filluar të kthejë dhe kjo është shumë pozitive”, pohoi Rama.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












