Lajme
Shqipëri: Rriten remitencat nga emigrantët, 834 milionë euro u dërguan në vitin 2022

834 milionë euro dërguan në vendlindje emigrantët e Shqipërisë gjatë vitit 2022.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, ku konstatohet se ka rritje për 9.6%, përcjell albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të Instat, Shqipëria ka një diasporë prej afërsisht 1.7 milionë banorësh, nga të cilët pothuajse një milion janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës.
Tendenca për të ikur është përshpejtuar pas ngadalësimit në dy vjet pandemi dhe Mbretëria e Bashkuar po bëhet një destinacion që po tërheq shumë shqiptarë, sidomos të rinj.
Gjatë vitit 2022, aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nga shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, arritën në 14.2 mijë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Ndërsa në 27 vendet e Bashkimit Europian, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në 2022-ën, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil në BE-27 u rritën me 16%.
Gjermania është një tjetër destinacion, por që kryesisht tërheq personat që shkojnë me kontratë pune.
E-Diaspora
-
“Kaos” në SPÖ të Austrisë: Babler, tashmë kryetar i ri i partisë Rezultati i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialdemokrate është përmbysur. Andi Babler është shefi i ri...
-
Arkitekti dhe inxhinieri: dy vëllezërit në krye të FF Partner AG
-
I riu shqiptar humb vetëdijen në aeroplanin e linjës Prishtinë -Vjenë
-
Hapet në Vjenë ekspozita “Mirë se vini në tavolinë”
-
“Vatra” kërkesë Kosovës, zbatoni ato që thotë SHBA-ja
Jeta në Austri
-
“Kaos” në SPÖ të Austrisë: Babler, tashmë kryetar i ri i partisë Rezultati i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialdemokrate është përmbysur. Andi Babler është shefi i ri...
-
I riu shqiptar humb vetëdijen në aeroplanin e linjës Prishtinë -Vjenë
-
Donis Avdija shkëlqen në Austri, tri skuadra gjermane kërkojnë rikthimin e tij
-
Austria thyen rekordin e rritjes së popullsisë
-
Hapet në Vjenë ekspozita “Mirë se vini në tavolinë”