Lajme
Shqipëri: Rekord i remitencave nga emigrantët
Dërgesat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar rekorde gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitencat për 9 muajt e parë të vitit arritën në 541 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009.
Paratë që sjellin shqiptarët nga jashtë zënë afërsisht 9,6% të PBB-së dhe mbeten zëri më i rëndësishëm në bilancin e pagesave. Por, ndikimi i tyre në rritjen ekonomike mbetet i tërthortë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Sipas ekspertes Teuta Nunaj, për sa kohë që pagat dhe niveli i jetesës në Shqipëri mbetet i ulët, fenomeni i emigracionit ekonomik është i destinuar të vazhdojë. Kjo edhe për një arsye të re: kur shumë shqiptarë që po i afrohen moshës së pensionit nuk kanë mjaftueshëm vite të kontributeve.
Me gjithë rritjen e dërgesave, për shumë familje, zhvlerësimi i euros do të thotë më pak të ardhura në dispozicion në momentin që i këmbejnë ato në lek.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












